MPB: Rastet ku përfshihen zyrtarë policorë në akte kriminale, të mos përsëriten më

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, përmes një njoftimi ka shprehur ngushëllime për tragjedinë që ndodhi sot në Gjilan, ku humbën jetën pesë anëtarë të familjes.

Veliu ka thënë se “MPBAP që prej momentit që ka ndodhur rasti, ka angazhuar të gjitha institucionet e Sigurisë, si Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policorë të Kosovës, në mënyrë që të shikohen të gjitha rrethanat që quan në kryerjen e kësaj vrasje”.

Në njoftim thuhet se MPBAP, do të përdorë të gjitha kapacitetet e saj institucionale,ku përfshihen zyrtarë policorë në akte kriminale, të mos përsëriten më.

Njoftimi i plotë:

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, është thellësisht i prekur nga ngjarja tragjike në Gjilan, ku për pasojë gjetën vdekjen pesë anëtarët e familjes Bllaca nga qyteti i Gjilanit.

Në këto momente tragjike Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, është pranë familjeve të viktimave të cilët humbën jetën, me bindjen e thellë që me të gjitha mekanizmat shtetërore të sigurisë do të zbardhin shkaqet e vrasjes.

MPBAP që prej momentit që ka ndodhur rasti, ka angazhuar të gjitha institucionet e Sigurisë, si Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policorë të Kosovës, në mënyrë që të shikohen të gjitha rrethanat që quan në kryerjen e kësaj vrasje.

MPBAP, do të përdorë të gjitha kapacitetet e saj institucionale që raste të tilla, ku përfshihen zyrtarë policorë në akte kriminale, të mos përsëriten më.

Ministri Veliu, në emër të MPBAP-së i shprehë ngushëllime familjes Bllaca për humbjen e më të dashurve të tyre.