Mos ia mësyeni nesër Prishtinës me veturë

Të dielën më 22 shtator në Prishtinë do të ndalohet qarkullimi me makina në disa rrugë prej orës 11:00 deri në 20:00.

Kjo për arsye se do të përmbyllet Java Evropiane e Mobilitetit.

 Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rrugët të cilat do të jenë të mbyllura për qarkullim me automjete janë:

Rruga “Agim Ramadani” Rruga “UCK” Rruga “Luan Haradinaj” Rruga “Garibaldi” Rruga “Xhorxh Bush” Rruga “Eqrem Cabej”.