Morina nuk do të ekstradohet, pritet të lirohet nga paraburgimi

Gjykata Supreme ka marrë vendim për mos ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së Tomor Morina drejt Serbisë. Sipas burimeve , në Supreme është vendosur pas marrjes së mendimit për herë të ditë, nga Prokuroria Republikane.

Tani është çështjeje kohe lirimi i ish luftëtarit të UCK-së Morina, pasi vendimi i Supremes duhet të udhëtojë së pari drejt Gjykatës Themelore, dhe kjo e fundit, pas kompletimit të dosjes me këto mendime, duhet ta dorëzojë për qëndrimin final te Ministria e Drejtësisë.

Një procedurë e tillë pritet të përfundoi në harkun kohor të disa orëve, por edhe të disa ditëve.

Avokati i Morinës, Naser Raufi tha gjithashtu se pret me optimizëm një vendim të tillë, edhe pse prej ditësh theksonte se ligji për bashkëpunim ndërkombëtare për materie penale, ishte në favor të klientit të tij.

Morina u ndalua në vendkalimin kufitar të Bllacës, në 24 korrik. Në bazë të fletë-arrestit të Interpolit, me kërkesë të Serbisë,

Morina akuzohej për krime lufte gjatë viteve 98-99.