Molliqaj e bën postimin e dytë pas incidentit me Abazin, thotë se po i fiton të gjitha debatet

Kandidati i AAK-PSD’së Dardan Molliqaj e ka bërë postimin e dytë pas debatit të mbrëmshëm pas të cilit është përfshirë në një incident me Haki Abazin, i cili ka thënë se është sulmuar nga ish –sekretari i VV’së. Edhe pse i akuzuar për sulm, Molliqaj ka thënë se nga mbrëmë ka marrë mbështetje nga shumë njerëz ndërkohë që e ka prerë debatin nga emisioni Pressing për ta treguar “triumfin” ndaj Haki Abazit. Të dy protagonistët janë marrë në pyetje nga prokuroria ndërkohë që policia rastin e ka kualifikuar si sulm.

Më poshtë mund ta shihni të plotë postimin e Molliqajt ku thotë se “po konfirmohet gjithandej fitorja e padiskutueshme e Koalicionit të Fitores”

Gjithandej po konfirmohet fitorja e padiskutueshme e Koalicionit të Fitores. Me mobilizim në teren, e me paraqitje mediale e debatuese. Ju falenderoj përzemërsisht juve qindra qytetarëve të këtij vendi që më keni shkruajtur e mbështetur prej mbrëmë deri sot.

Mosguximi i disave për të marrë pjesë në debate; mungesa e argumenteve dhe fakteve; stërkeqja ideologjike dhe konceptuale; i ka çuar ata në rrugën qorre të vajtimit dhe ankesave. Më vjen keq që këto “prurjet” e reja – që janë mashtrues të vjetër – po pranojnë me kaq lehtësi të bëhen mish për top, në mbrojtje të figurave të vjetra që nuk po guxojnë të dalin në debate. AS NJË DEBAT TË VETËM nuk e fituan. Sepse nuk kanë argumente e nuk kanë as guxim.

Ju ftoj ta ndiqni këtë përmbledhje të debatit të mbrëmshëm dhe ta shpërndani!

Ju ftoj ta ndiqni këtë përmbledhje të debatit të mbrëmshëm dhe ta shpërndani!

Gjithandej po konfirmohet fitorja e padiskutueshme e Koalicionit të Fitores. Me mobilizim në teren, e me paraqitje mediale e debatuese. Ju falenderoj përzemërsisht juve qindra qytetarëve të këtij vendi që më keni shkruajtur e mbështetur prej mbrëmë deri sot.Mosguximi i disave për të marrë pjesë në debate; mungesa e argumenteve dhe fakteve; stërkeqja ideologjike dhe konceptuale; i ka çuar ata në rrugën qorre të vajtimit dhe ankesave. Më vjen keq që këto "prurjet" e reja – që janë mashtrues të vjetër – po pranojnë me kaq lehtësi të bëhen mish për top, në mbrojtje të figurave të vjetra që nuk po guxojnë të dalin në debate. AS NJË DEBAT TË VETËM nuk e fituan. Sepse nuk kanë argumente e nuk kanë as guxim.Ju ftoj ta ndiqni këtë përmbledhje të debatit të mbrëmshëm dhe ta shpërndani!

Publiée par Dardan Molliqaj sur Jeudi 12 septembre 2019