“Mjekët pa kufij” kritikojnë politikën e BE-së ndaj migrantëve në Libi

Presidenti i organizatës humanitare ndërkombëtare “Mjekët pa kufij”, Joan Liu, konsideron se qeveritë evropiane me financimin e programeve të cilat ndalojnë ardhjen e refugjatëve në Evropë, po paguajnë keqtrajtimin e tyre në Libi.

Në letrën e sotme të hapur, Liu e ka quajtur sistemin e burgjeve libiane si “ndërmarrje të suksesshme të kidnapimit, keqtrajtimit”.