Misteret e Gjykatës Speciale

Ish-ushtarë të UÇK-së por edhe dëshmitarë, të ftuar nga Gjykata Speciale po i pranojnë ftesat në forma të ndryshme.

Ishte duke bërë fushatë parazgjedhore në Deçan, kur mori një telefonat.

E Time Kadriajn nuk e telefonoi ndokush nga të njohurit e saj.

Në telefon asaj ju paraqit një hetues nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Time Kadrijaj ishte çuditur nga kjo mënyrë e kontaktimit, pasi që asaj nuk iu kishte dërguar ndonjë ftesë e shkruar.

Pas një muaji ajo mori edhe një telefonatë nga të njëjtit hetues, ndërsa kësaj radhe caktuan një takim në një nga restorantet e Prishtinës.

‘Me telefonuan pas një muaj, dhe ftesa mu ka dorëzua në Baron, aty më është thënë që janë sistemuar, kanë qenë dy vetë dhe aty është bërë dorëzim-pranimi i ftesës’.

Kadrijaj, tutje tregon se mendoi që dikush po e manipulonte.

Pasi sipas saj, për t’u dërguar një ftesë aq zyrtare do duhej të kontaktohej vendi i punës, apo një formë e ngjashme dhe jo të dorëzohej në lokale.

‘Kam mendu mos dikush është duke u shtir dhe po mundohet të manipulojë..”

‘Shumë çuditshëm, pasi do duhej me qenë një procedurë e rregullt, të kontaktohej një vend i punës, që me pas kredibilitetin ftesa, dhe jo të thërrasin në telefon pastaj një kohë nuk lajmërohen dhe të caktojnë një restorant për dorëzim pranim të ftesë.

Edhe nga OVL e UÇK-së, thonë se kjo formë e dorëzimit të ftesave nga hetues të Dhomave të Specializuara, është e shpeshtë.

Madje, thonë se ftesa ish ushtarët e UÇK-së pranuan edhe në rrugë.

Mirëpo, Hysni Gucati kërkon që të gjithë ata që tani e tutje ftohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ta kërkojnë formën më zyrtare të pranimit të ftesës.

Ndërkohë, avokati Arianit Koci, thotë se klientët e tij, nuk kanë pasur probleme të tilla.

Ndryshe, sipas OVL e UCK-së, gati 20 persona morën ftesa nga Gjykata Speciale, vetëm javën e fundit.