Miqësia e Rozeta Hajdarit me tenderuesin milionësh të KEK’ut nxit dyshime për përzgjedhjen e Luigj Imerit

Që nga 3 shkurti i këtij viti njërën prej dikastereve më të rëndësishme në qeverinë e Albin Kurtit e drejton ministrja Rozeta Hajdari.

Asaj i është besuar Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike.

Ministrja tashmë në detyrë, në ditën kur e mori këtë pozitë të rëndësishme udhëheqëse, festoi bashkë më një mik të sajin.

Në natën e gëzimit të madh ministrja gustoi verë së bashku me biznesmenin dhe tenderuesin milionësh të KEK-ut, Arbër Seferin, whkruan Insajderi.

Ky i fundit nuk hezitoi që suksesin e mikës ta ndajë edhe me ndjekësit e tij në Facebook.

Në fotografinë e publikuar – Hajdari dhe Seferi shihen duke bërë “gëzuar” – vetëm pak orë pasi u votua qeveria Kurti.

Kjo shkrepje e postuar nga miku i kamotshëm i Hajdarit, nxitit shumë komente uruese, por edhe plot pëlqime.

Aty nuk mungoi edhe një “Like” nga Luigj Imeri. Ky shok dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Arbër Seferit.

Imeri, vetëm pak muaj më pas, më 29 prill, është emëruar u.d. Kryeshef në KEK.

Ai është votuar nga bordi i përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës, i zgjedhur nga Rozeta Hajdari.

Kjo e fundit e ka pranuar publikisht se e njeh shumë mirë dhe goxha moti, Kryeshefin e ri të KEK-ut.

“Në KEK është emëruar një prej drejtorëve më profesionist, apolitik, një djalë që ka mbijetuar që ka vite e vite, është Luigj Imeri. Ai është inxhinier i elktros dhe ka më shumë se 17 vite përvojë pune”, deklaroi atë ditë Hajdari.

“Ai e njeh mirë KEK-un, energjinë dhe sektorin e energjisë në përgjithësi”.

Madje vetëm dy ditë pas këtij emërimi, Hajdari së bashku me shefin e saj Kurtin shkuan për vizitë në korporatën e drejtuar nga Imeri.

Ai e njoftoi Kryeministrin dhe ministren për planet afatshkurta dhe afatmesme të KEK-ut.

Hajdari, Seferi dhe Imeri s’i kanë komentuar raportet ndërmjet tyre kur janë pyetur, dhe as atë nëse miqësia e përbashkët ka ndikuar në emërimin e Imerit në KEK.