Ministrja e Financave infektohet me COVID-19

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Bajrami tha se sot është testuar për COVID-19 dhe se ka rezultuar e infektuar me koronavirus.

“Për dy javë, do të jem në vetizolim dhe do të punoj nga distance për aq sa më lejon gjendja shëndetësore”, tha ajo.

Gjithashtu ministrja Bajrami uroi shëndet për të gjithë qytetarë.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Sot jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Për dy javë, do të jem në vetëizolim dhe do të punoj nga distanca për aq sa me lejon gjendja shëndetësore.

Shëndet për ju dhe familjet e juaja!

HB