Ministria e Bujqësisë zhvendoset në objektin e ri

Përkundër Ministrisë së Kulturës, Punëtorët e Ministrisë së Bujqësisë tashmë të zhvendosur në objektin e ri ku po vazhdojnë punën normalisht dhe janë të kënaqur me objektin e ri. Zyrtarët pohojnë se ka pasur disa probleme të cilat janë rregulluar me kalimin e kohës.

Ministria e Bujqësisë ka nisur punën në objektin e ri. Zhvendosja në zyret e reja po mirëpritet nga punëtorët.

Fatmir Istrefi, i cili ishte përgjegjës për mbikëqyrjen e procesit të zhvendosjes tha se të gjitha materialet e nevojshme tashmë kanë kaluar në objektin e ri. Theksoi se materialet e mbetura atje janë për asgjësim dhe nuk ka arsye tjetër pse kanë mbetur atje.

“I gjithë dokumentacioni është futur nga zyrtarët tanë nëpër zyre…Dokumentet e mbetura do të asgjësohen pasi nuk janë të nevojshme më…Ato të nevojshmet janë bartur tashmë”, deklaron  Fatmir Istrefi.

RTV Dukagjini kishte kuptuar se objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë kishte pasur problem me internetin por Istrefi tha se tashmë ky problem është rregulluar.

“Problemi ka qenë se nuk ka qenë e mundur që në të njëjtën kohë edhe të akomodohemi edhe të lidhemi në internet. Në fillim është dashur të bëhet bartja e arkivës”, deklaro më tej Fatmir Istrefi.

Ndërkohë disa finalizime të punëve në objektin e ri të Ministrisë së Bujqësisë do të kryhen nga pronarët e objektit.