Milazim Krasniqi thotë se po merr mesazhe kërcënuese

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se është kërcënuar përmes mesazheve nga disa persona.

Personat që ai pretendon se e kanë kërcënuar, Krasniqi i ka quajtur “lahpera”.

Përmes një statusi të shkruar në rrjetin social Facebook, profesori i Departamenti të Gazetarisë në UP ka nxitur Albin Kurtin, liderin dhe pretendentin për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, që të dal me qëndrim lidhur me kërcënimet ndaj tij.

“Do lahpera që po më shkruajnë sms fyese e kërcënuese, po e shoh se janë në foto me Albin Kurtin dhe me disa zyrtarë të tjerë të VV. Nëse është qëndrimi i Kurtit që këta horra të përkrahin gjuhë të urrejtjes e kërcënime, kjo do të thotë se ai ka mbetur po ai i vjetri, shef brigade i zjarrvënësve, jo lider partie”, ka shkruar ai.

“Nëse jo, duhet të distancohet nga (ro)botët e tij primitivë. Nga fundërrinat!”, ka përfunduar Krasniqi.