Milaim Zeka: Mero Bazen e kam ‘rrah’ në Rambuje!

Pas deklaratave të mbrëmshme të gazetarit të njohur shqiptar, Mero Baza, lidhur me vrasjen e disa figurave të shquara politike dhe ushtarake të Kosovës gjatë viteve të 90-ta ka reaguar gazetari Milaim Zeka, duke e cilësuar Bazen si spiun grek, i cili kishte thënë se Bukoshi e ka vrarë Ahmet Krasniqin e Sali Berisha – Remzi Lanin.

Për vrasjet e figurave ushtarake, siç ishin Ahmet Krasniqi, Ilir Konushevci dhe Enver Maloku…, Baze bën përgjegjës shtetin shqiptar, respektivisht Shërbimin Informativ Kombëtar Shqiptar.

Lidhur me deklarimet e Bazes ka reaguar përmes një postimin në Facebokk, gazetari Milaim Zeka, transmeton Telegrafi.
Lexojeni të plotë postimin e Milaim Zekës në Facebook”

“Mero Baze deshmitar i mbrojtur i Gjykates Speciale

Mbreme, ne baze te pjeseve te shkeputura nga gazeta express, pash qe Mero Baze, paska folur per shume vrasje, te cilat i din
.
E para, Mero Baze, duke qene njeri i oborrit te Sali Berishes, ka vite e vite qe shkruan dhe vjelle helem, kunder padronit per te cilin ka punuar. E verteta e largimit te tije nga Berisha ishte se kishte ardhur informacioni se ai ishte rekrutuar nga sherbimi sekret serb dhe ai grek, per te spiunuar Berishen, dhe per ta perqare sa me shume krahun e luftes ne Kosove.
Madje, permes urdherit te Tomas, i cili organizoj vrasjen e maqedoneve ne Shkup, per t ua lene shqiptareve, Mero erdhi ne Shkup, e zhvilluan filmin me fotografite lakuriq te Edi Rames, dhe pastaj udhetoi per Selanik, dhe prej andej i publikoj. Kete po e tregoj per here te pare.

E dyta, duke e ditur se une punoja per mediumet me te fuqishme boterore, vraponte gjithe diten, sikur mazi mbas peles, dhe me thoshte: hajde na jepni ndonje lek ju perendimoret, ne ju shesim informacione. Po per cfare informacione e ke fjalen Mero? Dhe ja fillonte: po ja psh ju tregoj se Berisha e ka vra Azem Hajdarin. Ju tregoj se Berisha e ka dhane urdherin per vrasjen e Ali Ukes, dhe permes Flamur Gashit, i ka percjelle dhe e ka arrestu Hashim Thacin dhe Bashkim Thacin te ura e Lanes ne Tirane.

Une ju tregoj, vazhdonte Mero Baze, se si Berisha eshte takuar me Millosheviqin ne Shen Naum te Ohrit, bashke me Kiro gligorovin. Pastaj dha urdher per vrasjen e Remzi Hoxhes. Madje kerkonte 100 000 dollar per te na treguar vendin ku ishte varrosur Remzi Hoxha. Here thoshte ne Laguna te Lezhes, here ne Dajt te Tiranes.
Mero na thoshte se Bujar Bukoshi e ka vra Ahmet Krasniqin, ngase ia kishte dhene gjoja 40 milion per arme. Pastaj naten qe ishte vra Ahmet Krasniqi, Ishte arrestu Xhavit Haliti, por ishte liruar me intervenum te Sokol Poges dhe Sokol Bares.

Mero Baze, te cilin ne e merrnim si te semur mental, cka nuk shpikte. Ai per perfitim parash, sebashku me nje gazetar tjeter, dhe disa te Birnit, shpiken teorine e vjedhjes te organeve.
Tash prap paska shpik gjera rreth vrasjes te Enver Malokut. E paska gjete vrasesin: Azem Syla. Edhe vrasesit e Ahmet Krasniqit i paska gjete.

Edhe per mu tha se paskam bere lista per me vrs Bujar Bukoshin, Halil Bicajn dhe gazetare qe i perkrahin keta dy. Ani keto lista i paskam publiku ne TVSh. Halil Bicen e kam takuar ne Tirane dhe vazhdoj ta kem mik. Edhe Bujar Bukoshi eshte gjalle. Edhe TVSh akoma ekziston.

Paska harru me tregu kesaj radhe se si “e kam rrah” ne Rambuje. Paska “harru”!
Ne fund po i them tri gjera:

1. Kosova dhe Shqiperia nuk kane prokuror, se perndryshe o ish dashte te arrestohej ai, ose ne qe perfolemi.

2. Asnje medium publik as privat nuk e kish transmetu kete interviste pa verifikim te fakteve, mirepo ata politikan qe bejne presion pse nuk po dalin ne fillim te lajmeve po kah mesi, ata mendojne qe kjo pune eshte hajgare.

3. Nese Mero Baze, meqenese e tha vet qe une vete paskam publukuar keto lista ne tvsh, e dokumenton kete gje, une do largohem nga jeta publike, dhe kurr nuk do te punoj me si gazetare.

Ne nje vend normal, edhe ai redaktor qe ka nenshkru per transmetimin e ketij emisioni, e para do duhej te shkarkohej nga Bordi i RTK-se, e dyta do duhej te pergjigjej penalisht” (sic), ka shkruar Zeka në profilin e tij në Facebook.