Merr flakë restoranti në Prizren

Një restorant në Prizren është përfshirë nga zjarri, njofton Policia e Koosvës përmes një komunikate dërguar për media.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tupec, shkruan AktivPress.

Rasti është bërë i ditur nga vet pronari, i cili nga ky incident ka pësuar lëndime trupore.

Njësitë përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Rasti është duke u hetuar.