Mërgimtarit e sjellë veturën në Kosovë për ta servisuar, i mbetet e bllokuar në terminal

Mërgimtari Lulzim Sahiti ka hasur probleme në Doganën e Kosovës, saktësisht tek Dheu i Bardhë. Vetura e tij ka tri ditë që është bllokuar në terminal.

 

Për Indeksonline ai ka treguar se ai e kishte sjellë veturën e tij të tipit ‘BMË X6’ për ta servisuar por  ajo i ka mbetur e bllokuar në terminalin e Doganës së Kosovës.

 

 

Edhe pse i ka ofruar dokumente se vetura do të kthehet në Zvicërr pas servisimit, Dogana nuk po ja lejon që ta fus në Kosovë, por as ta kthej në veturë.

“Për arsye banale po ma mbajnë veturën. Unë i kam ofruar dokumentet se vetura do të kthehet përsëri në Zvicër pas servisimit.”, tha ai për Indeksonline.

“Unë po detyrohem ta humbas punën dhe të shkoj në Kosovë për shkak të kësaj çështje. Nesër do të udhëtoj prapë në Kosovë.”, u shprehë ai.

Vetura ka arritur të kaloj shtete të ndryshme dhe nuk ishte ndalur në asnjë vend, por në Kosovë është ndalur pasi  doganierët nuk i kanë besuar se vetura do  të kthehet në Zvicërr.

Vetura ka ardhur nga Zvicra, ka kaluar në Itali dhe Shqipëri dhe është ndalur në Kosovë.

Mërgimtari ende nuk e di se çka do të ndodh me veturën e tij dhe se edhe ditë do t’i mbetet e bllokuar në terminal.

Arsyeja pse ai e ka sjellë në Kosovë veturë, ka qenë për të marrë një servisim më të lirë.

Ai ka paguar  800 euro për transport të veturës nga Zvicra në Kosovë dhe 100 euro nga Dheu i Bardh në Kosovë.