Medalistja e pesëfishtë e sportit të notit në SHBA, Lucy Meyer viziton Qendrën e HANDIKOS-it

‘’Shpresoj që të vizitoj sërish Kosovën dhe të ndihmoj sa më shumë fëmijët me aftësi të kufizuara’’.

Kështu tha Lucy Meyer, medaliste e pesëfishtë në sportin e notit, njëkohësisht edhe zëdhënëse e UNICEF-it në SHBA, e cila bashkë me prindërit e saj sot qëndruan në Qendrën ditore të HANDIKOS-it në Prishtinë.

Lucy Meyer takoi për së afërmi të gjithë fëmijët, të cilëve u shprehu dashuri dhe mbështetje të madhe.

Meier bisedoi edhe me anëtarët e rritur në HANDIKOS dhe pa ambientet, dhomat dhe punishtet e Qendrës së HANDIKOS-it.

Si shenjë falënderimi, HANDIKOS i dhuroi Lucy Meyer-it dhe shefit të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, z. Murat Sahin nga një pikturë të punuar nga vetë anëtarët.