Meçin e radhës PDK – LDK e vazhdon Lutfi Haziri: U lajmëru Urani i Kadrisë

Një deklaratë e ministrit të drejtësisë që vjen nga PDK’ja, Abelard Tahiri se ‘LDK është pari pa adresë’, ka ngjallur reagime të shumëta, sidomos te nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri. Për të vazhduar polemikat mes tyre, sot në debat ‘hyri’ edhe ministri i shëndetësisë, Uran Ismailit, njëherit nënkryetar i PDK’së.

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka reaguar ndaj Uran Ismailit, i cili pyeti se ‘sa kryetarë i ka LDK’ja’.

Haziri shkruan:

U lajmëru Urani i Kadrisë. Prita që dikush nga PDK po flet. Paskeni fillu me i mbushë boxat, a?! Lexoni drejt kur doni ju!

Kryetar i LDK’së është ai që ju e organizuat mocionin e votëbesimit me opozitën e dikurshme, Listën Serbe dhe minoritetet. Ju kujtohet, besoj?! Nuk falni suksese ju, e kuptueshme.

Por, dëshpëruese është që keni nis me harru. Bile edhe datën e zgjedhjeve e keni ngatërrue. 40 ditë nga ‘ramja’ e qeverisë. Mos e harro!

Ndryshe, Nënkryetari i PDK-së, njëherësh ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka reaguar ndaj disa deklaratave të Lutfi Hazirit, pasi ky i fundit i ka reaguar ministrit Abelard Tahiri i cili kishte deklarauar se LDK-ja është parti pa adresë.

“Në vend të reagimit për Lutën e LDK-së. Lutë, adresën e LDK-së e paskeni pa numër. Nuk po e dimë as numrin e kryetarëve të partisë suaj, madje. Meqë s’po i dini numrat, po ta jap unë një numër – 2021. Kjo është koha kur do të mbahen zgjedhjet. Deri atëherë, besoj se do t’i dini numrat tuaj”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, pas deklaratave të mbrëmshme nga ministri i PDK-së, Abelard Tahiri, se kjo qeveri e tanishme nuk ka asnjë rrezik që të rrëzohet, sidomos të ndodhë një rrezik nga partia opozitare LDK. I menjëhershëm ka qenë reagimi sot nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, ka reaguar ndaj ministrit të PDK-së, duke thënë se PDK-së ua dinë të bëmat si dhe e ka porositur atë të bëjë gati dokumentet e t’i bartë nga zyrat e shtetit.

“Në vend të reagimit për Abelardin e drejtësisë. Abelard, për ironi, adresa e LDK është në rrugën UÇK pn. Aty na gjeni. Ne jau dimë adresën dhe të bëmat. Bani gati boxat me i bartë nga zyrat e shtetit!”, ka shkruar ai në Facebook.

Tahiri gjithashtu kishte thënë se LDK-ja është parti pa adresë, mirëpo kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur Haziri, i cili ka thënë se partia e tij ka adresë.