Më 27 prill zbulohet Obelisku për të zhdukurit

Që nga ky vit Kosova do ta shënojë edhe Javën e të Pagjeturve. Ky aktivitet në kujtim të të pagjeturave do të do të mbahet nga data 21 deri më 27 prill të këtij viti. Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media kryetari i komisionit për të pagjeturit, Prenk Gjetaj.

Gjetaj tha se gjatë Javës së të Pagjeturve do të shënohen edhe aktivitete të ndryshme, duke shtuar se pikërisht më 27 prill do të zbulohet edhe obelisku si shenjë simbolike për personat e pagjetur.

Gjetaj po ashtu, ka tregtuar se 17 prill do të rivarrosen mbetjet mortore të martirëve fshatit Çikatovë e Vjetër në Derenas, të vrarë nga policia dhe ushtri serbe në vitin 1999.

Gjetaj tha se këtë vit, kanë paraparë që të gërmojnë rreth 30 lokacione të ndryshme ku dyshohet se për varreza masive.