Me 10 qershor rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit

Pikërisht dita kur është mbajtur Lidhja Shqiptare e Prizrenit, 10 qershori, është caktuar si dita e rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar, Isa Boletini.

Kështu ka bërë me dije, Ministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, i cili udhëheq këshillin organizativ për ceremoninë e rivarrimit.

Shumica e detajeve të ceremonisë kanë përfunduar tha ai, dhe se pritet që javën e ardhshme të finalizohet gjithçka.

Eshtrat e Isa Boletinit do ta nisin rrugëtimin nga Shtëpia e Pavarësisë në Vlorë për në vendin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ndërsa nga aty do të nisen për në Isniq, në vendlindjen e Heroit Kombëtar.
Me datën 9 maj, qytetarët kanë rastin që të bëjnë homazhe para eshtrave të tij, shkruan Epoka e Re.