Matoshi i thotë Kurtit se Kushtetuta e Kosovës e njeh kombin kosovar

Halil Matoshi, këshilltar i kreyministrit në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se Kushtetuta e Kosovës e njeh kombin kosovar. 

Matoshi ka bërë një postim në Facebook, ku ka cituar kandidatin për kryeministër Albin Kurti i cili ka thënë se Kushtetuta e Kosovës nuk e njeh kombin kosovar.

“Inkurajuse pjesa e parë e deklaratës, por del se ai nuk e ka lexu (ose bâhet kinse!?) Kushtetutën e vendit qe do ta qeverisë. Inkurajuese sepse ai duhet të betohet në Kuvend se ka me e respektu Kushtetutën bë bazë të të cilës duhet të qeverisë, nen për nen, pra rendin konstitucional dhe rendin simbolik të saj”, ka shkruar Matoshi.

Tutje, ai ka thënë se nuk ka shtet dhe as komb me dy Kushtetuta, dy flamuj dhe me dy ushtri kombëtare.

Postimi i plotë: