Maqedoni, nesër përpjekje e re për votimin e ligjit për gjuhët

Vazhdimi i seancës së 32-të në Kuvendin e Maqedonisë, në të cilin në rend dite janë amendamentet për ligjin për përdorimin e gjuhëve do të caktohet nesër.
Nga kabineti i Xhaferit ende nuk ka informacion zyrtar, por vetëm theksojnë se kur të caktohen seancat do të vendosen në ueb-faqen e Kuvendin.Megjithatë, pjesëmarrësit në koordinim konfirmojnë se vazhdimi i seancës do të caktohet nesër pasdite.

Deri më tani nuk ka informata se çfarë marrëveshje është arritur mes grupeve të deputetëve të BDI-së dhe LSDM-së në lidhje me atë nëse amendamentet do të shqyrtohen ose, do të votohet ligji pa debatuar.

Fillimisht seanca për amendamentet duhej të mbahet në të martën e kaluar, por ajo përpjekje ra poshtë pasi që BDI dhe LSDM nuk kanë arritur marrëveshje nëse duhet të hapet debat për amendamentet ose jo. Atëherë, një pjesë e deputetëve të LSDM-së, kërkuan që amendamentet të diskutohen që të mos shkelet Rregullorja e Kuvendit.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE, vazhdon të jetë në të njëjtin qëndrim, se ata nuk i tërheqin amendamentet, ndërkaq nëse caktohet seancë, ata do të marrin pjesë me qëllim që t’i mbrojnë amendamentet.Nga ana tjetër, kryeministri Zaev, dje tha se këtë javë pritet që të miratohet ligji për përdorimin e gjuhëve.