Lumir Abdixhiku harron “Kuvendin e Karrigeve”, e rrahjet tjera në LDK, flet për Abazin e Molliqajn

Sonte janë rrahur Dardan Molliqaj e Haki Abazi pas një debati televiziv.

I shpejtë ishte reagimi i kandidatit për deputetë nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Derisa të tjerët fyhen, shahen, rrahen e gulçojnë, Vjosa, me urtësi, me mendje e me ide plot, shpalosi fotografinë e Republikës që ëndërrojmë.

Këta jemi ne.

Kështu janë ata”, tha Abdixhiku, i cili duket se e ka harruar Kuvendin e Karrigeve të LDK-së.

Gjithashtu rrahje ka pasur disa herë gjatë procesit të brendshëm zgjedhor të LDK-së nëpër degë e nëndegë.