Luftë ‘intelektualësh’ në Drenicë, akuza dhe kundër akuza mes Milaim Zekës dhe Ramiz Lladrovcit (VIDEO)

Njëri deputet e tjetri kryetar komune, por kjo nuk u pengon në mënyrën si shprehen.

UDB’ash, gazetaruc, shantazhues e budall, janë vetëm disa nga shprehjet që Milaim Zeka e Ramiz Lladrovci po i përdorin ndaj njëri-tjetrit.

Gjithçka filloi kur Zeka tha se ka tre dokumente të nënshkruara nga Ramiz Lladrovci e në të cilat Hashim Thaçi akuzohet për vrasjen e një personi.

 

“Ai veç lë të vazhdon kështu. Është nënshkrimi i tij. Kam dëshmitar. A jam rrenc a sjam rrenc e përcaktojnë tjerët jo Ramizi…….. Për çdo njeri ekzistojnë dosjet, e çfarë thotë Ramiz Lladrovci fare nuk mërzitna. Unë i kam tri letra me nënshkrim të Ramizit, në qoftë se asi, shkojmë në Gjykatë, dhe para Gjykatës i qes letrat”

Pas reagimeve të ndryshme që bëri Lladrovci, në fund foli pikërisht për punën e Gjykatës.

Tha se do të ngre padi për ato që po thotë Zeka.

 

“Jam në përgatitje të padisë ndaj Milaim Zekës, i cili në kontekste më negative, përpiqet të njollos jo vetëm të kaluarën time, vëllait tim, por edhe bashkëluftëtarëve të mi. Qartë, po e zbaton misionin që të shpif e të shpif, për të mbetur diçka. E gjithë kjo, bëhet aktuale, me qëllim të kriminalizimit dhe mjegullimit të situatës, përpjekje për njollosje të liderëve tanë, uljen e kredibilitetit të udhëheqësve shtetëror, madje edhe të familjeve të dëshmorëve”.

Kur të ndalet, Radio Mila, i kam edhe dy fjalë me të, kishte shtuar më tej  Lladrovci.

Zeka thotë se Lladrovci u bë kryetar komune pikërisht duke shantazhuar Thaçin për vrasje.

Por nuk ka reaguar ende pas lajmit se do të ngritët padi ndaj tij.

 

VIDEO: