Lubonja: Pushteti në Kosovë e në Shqipëri është marrë edhe duke vrarë shqiptarë

Fatos Lubonja i ftuar në emisionin Kontakt në Tribuna Channel duke folur për gjykatën speciale ka deklaruar se pushteti në Kosovë e Shqipëri është është marrë duke përdorur të gjitha mjetet.

Ai ka theksuar se pushteti është marrë edhe duke vrarë shqiptarë, siç ka ndodhur më parë në Kosovë.

Lubonja shtoi se gjykata speciale është një gjë shumë komplekse dhe e vështirë, por tha se nëse ne duam drejtësi Gjykata Speciale nuk duhet të vijë nga jashtë, por duhet të jetë si një nevojë e vet Kosovës./GazetaTribuna/.