Lluka: Prioritet e kemi zgjidhjen e fatit të pagjeturve

Këshilltar i kryeministrit për personat e pagjetur, Jahja Lluka, i ftuar në emisionin Kontakt me autor Driton Siqecën në Tribuna Channel, deklaroi se kanë kërkuar që të ndahet një troll nga ana e Komunës së Prishtinës, për t’i varrosur trupat të cilat do të sjellën në Kosovë.

Lluka tha se kanë në posedim skica konkrete dhe harta se ku përafërsisht mund të ketë varre masiv, por kjo gjë nuk mund të arrihet, pa bashkëpunim e shtetit serb

Sipas tij një individ është varrosur dhe është zhvarrosur disa herë dhe kjo ka bërë që një trup të ndahet në disa pjesë.

Ai vuri në dukje se do të ngrejnë edhe padi për gjenocid për Serbinë, sepse ka argumente të shumta për këtë.