Llapjani zemërgjerë, ofron hamburgerë falas për skamnorët

Duke parë gjendjen e rëndë ekonomike dhe sociale, pronari i një hamburgeri në Podujevë ka njoftuar se sonte do të ofrojë ushqim falas për skamnorët, invalidët. Ndërsa për shtresat tjera ka ofruar zbritje.

Vedat Bekolli, pronar i “Hamburger Veda”, këtë thotë ta ketë bërë jo pse ka shumë, por që “e di çka është për mos me pas”.

Kjo formë e solidaritetit me të varfër është pëlqyer mjaftë, por është edhe një sensibilizim për të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë të tjerët.