Lladrovci dhe Jashari, mysafir të Xhakës, përcjellin finalen e Arsenalit

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jasahri dhe Ramiz Llasdrovci, kryetari Drenasit, sot kanë përcjellë finalen e Kupës, në mes të Arsenalit dhe Manchester City-t, si mysafir të babës së Granitit dhe Taulantit, Ragip Xhakës.
Në një postim në fb, Lladrovci e ka falënderuar Ragim Xhakën për ftesën duke uruar për fitoren e Arsenalit, edhe pse pjesa e parë nuk ishte shpresëdhënëse.
Ja postimi i plotë i Z. Lladrovci në rrjetin social:

“Sot, së bashku me mikun e shokun tim Bekimin, shijuam atmosferën e rrallë që ofron Arsenali dhe tifozëria e jashtëzakonshme e këtij ekipi të famshëm, në Finalen e kupës.

Falënderim të veçantë shpreh për familjen e Ragip Xhakës, babën e Granitit dhe Taulantit, e cila na ftoi për këtë ndeshje të rëndësishme, shpresojmë të fitoj Arsenali. Pjesa e parë nuk ishte shpresëdhënëse por besojmë në rikthim në pjesën e dytë.

Nesër agjenda jonë do të përmbaj disa takime, më i veçanti do të jetë dreka me euro-deputeten britanike.”