Lipjan, paguan derivatet me 100 euro fals

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se dje në fshatin Babush i Muhaxherëve të Lipjanit, një punëtor i një pompe të derivateve ka njoftuar se një vozitës i pa njohur me një automjet (tabelat ankuesi nuk i dinë) është shërbyer me derivate me ç’ rast ka berë pagesën me një monedhë prej 100 euro.

Kjo monedhë dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar nga Policia, kurse rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime.