Limaj: VV e Rashiq po kërkojnë të pranohen “pakot” nga Serbia për të përmbushur pazaret në dëm të tjerëve

kreu Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se ka Lëvizja Vetëvendosje dhe Nenad Rashiq pavarësisht se i kanë cilësuar si të parregullta pakot e ardhura nga Serbia, po kërkojnë nga Gjykata Supreme t’i pranojë ato vota.

Sipas tij Vetëvendosje dhe Rashiqi po i kërkojnë Supremes të vendos në favorin e tyre, jo se ato janë të rregullta, sepse e dinë që janë të falsifikuara, por se i duhet të grabisin tre mandate dhe të përmbushin pazarin që kanë bërë.

Postimi i plotë i Limajt:

Fatkeqësisht, ky është realiteti në Kosovë! Ka parti qe ka një qëndrim zyrtar të partisë ku i cilëson të parregullta e kontrabandë pakot e ardhura nga Serbia dhe brenda javës e njëjta parti kërkon nga Gjykata Supreme zyrtarisht me i pranu ato pako si të rregullta. Në të njëjtën situatë e thërret në ndihmë edhe një përfaqësues serb i cili para tre dite tha publikisht në TV se ato “vota” grumbullohen, mbushen e falsifikohen në Nish dhe ky përfaqësues tash i kërkon gjykatës me i pranu të njëjtat si vota të vlefshme.

Me një fjalë LVV e Rashiqi po i kërkojnë Gjykatës Supreme të vendos në favorin e tyre jo se ato janë të rregullta dhe e dinë që janë të falsifikuara, por i duhen se i grabitin tre mandate dhe përmbushin pazarin që kanë bërë me Rashiqin.

Besoj fort që Gjykata Supreme tanimë e ka të qartë se ata që janë ankuar nuk janë aspak të shqetësuar për ligj e as për drejtën e qytetarëve. Po ashtu, me qëndrim publik kanë treguar se edhe për ta ato vota janë të parregullta dhe se ankesa e tyre është më tepër kërkesë për me shkel ligjin dhe me ju përmbushë apetitet e pazaret në dëm të të tjerëve e në kundërshtim me ligjin.