Limaj: Srebenica përjetoi masakrën më të madhe të urdhëruar nga regjimi Millosheviqit

Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj, kujtuar 24-vjetorin e masakrës së Srebenicës.

Limaj shkruan se qytetarët e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjarët e viktimave të Srebenicës, pasiqë ata kanë qenë vet viktima të regjimit kriminal të Millosheviqit.

Shkrimi i plotë i Limajt

24 vjet më parë Srebrenica përjetoi masakrën më të madhe të pas Luftës së Dytë Botërore, të urdhëruar nga regjimi kriminal i Millosheviqit. Në këtë përvjetor kujtojmë me dhimbje të madhe rreth 8 mijë njerëz të pafajshëm, burra e gra, pleq dhe të rinj të cilët përjetuan një gjenocid të paparë. Qytetarët e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjarët e viktimave të Srebrenicës duke qenë edhe vetë viktima të atij regjimi. FL