Leze Qena ishte në mjekim intenziv prej ditësh, detaje nga vdekja e aktores

Mëngjesin e sotëm është shuar ylli i aktrimit kosovar, Leze Qena.

Aktorja e mirënjohur Leze Qena ka ndërruar jetë sot (e mërkure) në QKUK, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, i cili njoftoi se aktorja isht në mjekim intenziv që nga 6 marsi.

Lezja është shuar sot në orën 9:50, duke lënë zbrazëti të madhe në artin kosovar.

“Ju konfirmojmë se nga data 6 mars ajo ka qenë në mjekimin intensiv dhe përkundër kujdesit maksimal nga stafi, ajo ka vdekur në ora 9.50, në mjekimin intensiv qendror”, ka thënë Fazliu për lajmi.net.

Leze Qena njihet për rolet që kishte në serialet “Çka ka shpia”, “Familja moderne”, “Mahmutovit e Rexhepovit”, e shumë të tjera.