LDK’ja nesër e zgjedh kandidatin për kryetar të Podujevës

Nesër do të vendoset se kush do të jetë kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj komune, Nexhmi Rudari.

Rudari  ka thënë  se nesër do të mblidhen për të vendosur për emrin e kandidatit për të parin e komunës. Deri tani, thotë se nuk ka asnjë emër që është përmendur për këtë pozitë.

“Deri tash nuk është fol për asnjë emër të përveqëm. Nesër kanë me u mbledh kryetarët e nëndegëve, edhe vendoset se kush do të jetë kandidat”, ka thënë Rudari.

Por mësohet  se tashmë është vendosur që Rudari të jetë kandidat i kësaj partie, ndonëse ky e ka mohuar.

Ndryshe, Podujeva do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, pas emërimit të Agim Veliut në pozitën e Ministrit të Punëve të Brendshme.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që zgjedhjet në këtë komunë të mbahen më 15 mars 2020.