LDK përkujton një vjetorin e vdekjes së Agim Kikajt

Janë bërë një vit nga ndarja nga jeta e ish-kryetarit të Komunës së Podujevës dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Agim Kikaj.

Në emër të kryetarit të LDK-së dhe kryesisë, sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri shprehu ngushëllime për familjen Kikaj dhe gjithë qytetarët e Podujevës dhe Kosovës.

Beqiri tha se kanë humbur një mik të madh dhe Agim Kikaj jo vetëm që po i mungon familjarëve por të gjithëve.

“Të jenë krenar me atë që Agimi ka bërë për ne por edhe me familjen e mrekullueshme që ka lënë pas”, tha Beqiri.

Agim Kikaj me sjelljen e tij shembullore dhe gjithë punën e kontributin për Kosovën ka lënë gjurmë të pa shlyeshme për ne.