LDK dhe VV bojkotojnë edhe komisionet

Gjuha e përbashkët mes pozitës dhe opozitës përveç në seanca nuk po arrihet as në komisione parlamentare.Partitë opozitare, LDK dhe VV,  kanë bojkotuar mbledhjen e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor ku është shqyrtuar Projektligji për mbrojtjen e ajrit nga ndotja.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ani pse e mbështetën këtë Ligj, treguan se nuk do të marrin pjesë në këtë Komision.

Ndërkaq, deputeti i LVV-së, Salih Zyba, deklaroi se nuk janë kundër ligjit, por kundër praktikave të reja.

E deputetja dhe kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu kërkoi që të formohet një Grup punues , dhe jo të bllokohet puna.

Pavarësisht bojkotit nga disa deputetë të opozitës, komisioni ka votuar. Me gjashtë vota pro u zgjodh deputeti Salih Salihu kryesues i Grupit Punues, ndërsa anëtarë u votuan  Ganimete Musliu, Muharrem Nitaj, Danush Ademi.

Ndërsa, anëtarët e tjerë nga LDK dhe VV nuk morën pjesë në votim.