Latifi i krahason VV’në e LDK’në me Mahmutovitët e Rexhepovitët

Mosmarrëveshjet përkundër tre muaj negociatash mes VV-së dhe LDK-së kanë filluar të krahasohen edhe me seriale televizive humoristike.

 

 

Një krahasim të tillë e ka bërë edhe profesori i Filozofisë, Blerim Latifi.

Latifi ka shkruar se negociatat VV-LDK kanë filluar t’i ngjajnë serialit “Mahmutovitët dhe Rexhepovitët” i cili ishte shumë i popullarizuar në Kosovë në vitet 2000-2001.

“Menjëherë pas luftës ka pas qenë një serial televiziv në Kosovë i quajtur “Mahmutovitët e Rexhepovitët”, me kryeprotagonistë Xhevat Qenën, tanimë i ndjerë, dhe Adem Mikullovcin. Dy familje e kalojnë gjithë kohën herë duke e sharë, fyer e kërcënuar njëra tjetrën, e herë duke këmbyer mesazhe vëllazërie e bashkëjetese. Këto negociatat midis VV-së dhe LDK-së kanë filluar t’i ngjajnë këtij seriali, krejtësisht”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Ndërkaq sot, Lëvizja Vetëvendosje përmes një letre dërguar LDK-së ka refuzuar ofertën e kësaj të fundit për koalicion qeverisës