Largohen rrethojat e Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vendosur të enjten që të largojë heqjen e rrethojës së hekurt të Kuvendit të Kosovës.

Veseli përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se këto rrethoja nuk përkon me frymën demokratike të institucionit më të lartë të vendit.

“Sot, mora vendim për heqjen e rrethojës së hekurt të Kuvendit të Kosovës. E mbetur nga koha e administrimit të UNMIK-ut, kjo rrethojë, nuk përkon me frymën demokratike të institucionit më të lartë të vendit tonë. Muret dhe rrethojat e hekurta simbolizojnë mbylljen dhe distancën me qytetarët, derisa qëllimi ynë është transparenca dhe afërsia me qytetarët”, shkroi Veseli.