‘Lahet’ me gjak vetura që u bartën të plagosurit nga “Duplexi” në QKUK

Gazeta Sinjali ka siguruar fotografi të veturës me të cilën u bartën për në spital personat që mbetën të plagosur nga konflikti me armë zjarri, që ndodhi sot rreth orës 02:00, pranë klubit të natës “Duplex” në Prishtinë.

Dyshohet se plagosja e katër personave ndodhi pas një mosmarrëveshje në orët para të mëngjesit të sotëm.

Kujdes pamje të rënda:

Dyshohet së në vendin e ngjarjes janë shkrepur 15 plumba, për këtë rast policia ka thënë se kanë identifikuar personat e dyshuar të cilët nuk kanë arritur ende t’i arrestojnë.

Mjekët kanë konfirmuar se gjendja shëndetësore e të plagosurve është stabile.