Ky është parashikimi i motit për ditët në vazhdim

Prishtina Weather ka njoftuar se të shtunën pritet të mbajë mot më i freskët, me erë, vransira dhe kohëpaskohe me të reshura shiu, më të shprehura paradite. Gjatë mbrëmjes reshjet pritet të pushojnë. Temperaturat do të zbresin deri në 18C, era do të fryejë nga jugperëndimi 5-9m/s.

Nga dita e diel fillon përmirësimi dhe ngrohja e motit, ku pritet të mbajë mot kryesisht me diell. Pos ditën e hënë ku do të ketë edhe vransira lokale, e më vonë pasdite dhe në mbrëmje ka mundësi edhe për riga lokale shiu.

Temperaturat do të jenë në rritje, nga 24C, të dielen, deri në 29C-32C, të martën dhe të mërkurën. Edhe temperaturat minimale do të jenë në rritje nga 8C deri 14C. Era do të fryejë lehtë kryesisht nga jugu-jugperëndimi 1-5m/s.

Shtypja atmosferike do të jetë stabile rreth vlera normale.