Ky është kandidati që e betonoi Komunën e Prishtinës

Në kohën kur Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti me ndihmën e Vetëvendosjes e ndaloi ndërtimin në hapësirën e saj dhe bllokoi dhënien e lejeve, kandidati i LDK’së Brahim Selimaj i dërgoi me dhjetëra kamionë me beton dhe ia zbrazi në derë të Komunës së Prishtinës.

Si kryetar i Shoqatës së Ndërtimtarëve, Selimaj pati thënë se nuk iu lanë tjetër zgjidhje.

Gjithashtu, pat paralajmëruar se nëse nuk zgjidhet ky problem, atëherë do të hedhin pa ndalë beton deri në vetëdijesimin e këtij pushteti komunal.

Kështu dhe prej asaj kohe u zhbllokua ndërtimi në Prishtinë. Ky është kandidati i Lidhjës Demokratike të Kosovës nga Peja – Brahim Selimaj.

“Një qeverisje duhet me zhvillu sistemin dhe me kriju rregulla e kushte për biznese, dhe cdo gjë ndryshe krijon bllokadë dhe anarki”, pati thënë Selimaj.

Ndërsa tash ai po garon për deputet që sipas tij, interesat e komunitetit dhe qytetarëve në tërësi mbrohen më së mirë në Kuvend dhe Qeveri.

“Unë i kam hyrë kësaj gare me nominimin e degës së LDK’së në Pejë, por unë do të përfaqësoi vetëm interesat e ndërtuesve, qytetarëve me halle dhe rajonit të Rugovës dhe Dukagjinit në përgjithësi e cila tash sa kohë është lënë pas dore nga qeverisja e këtij vendi”, tha Selimaj.

Ai beson në fitoren e LDK’së dhe është i bindur që me qeverisjen e partisë së tij me Vjosa Osmanin në krye, do ta çrrënjos të keqen nga ky vend dhe t’ia kthej shpresën qytetarëve të cilët po përballen më krejt fenomenet e liga në shtëpinë e tyre – Kosovën.

Selimaj tha se lufta ndaj hajnisë, keqpërdorimit dhe abuzimit të parasë publike do të filloi prej datës 7 tetor me ardhjen e LDK’së në pushtet.

Brahim Selimaj, po garon me numrin 65 në listën e LDK`së.