Kuvendi u shpërnda, por nga KQZ thonë se nuk kanë para për zgjedhje

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi pas shpërndarjes së kuvendit, ka deklaruar për RTK-në se ky institucion ende nuk ka buxhet për zgjedhje të parakohshme.

Mirëpo, sipas tij, KQZ-ja do ta bëj kërkesën për mjete financiare për t’i organizuar ato.

Ai këto komente i ka bërë pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës dhe shkuarjes së vendit në zgjedhje.