Kuvendi i Kosovës organi më i izoluar

Kuvendi i Kosovës është institucioni më i izoluar në Kosovë. Kështu ka deklaruar kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj. Ky i fundit ka thënë se organi më i lartë legjislativ i Kosovës, është vetëm vëzhgues në disa organizata, por jo edhe anëtar më të drejta të plota. Këto komente Hoxhaj i bëri në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, raporton Gazeta Tribuna.
Poashtu Hoxhaj ka thënë se në disa organizata Kuvendi dhe shteti i Kosovës nuk mund të anëtarësohen për shkak të rrethanave politike.
Edhe Ramush Haradinaj, anëtar i këtij komisioni nga AAK ka thënë se Komisioni duhet të selektoj një liste se në cilat shtete mund të anëtarësohen.

E në anën tjetër, Zafir Berisha ka thënë se duhet të këtë një pasqyre fillestare se në cilat institucione do të mund të anëtarësohej Kuvendi.
Kryetari i këtij komisioni, Enver Hoxhaj u zotua se deri më 1 maj, ky Komision do të dal më një listë se në cilat organizata do të mund të anëtarësohej Kuvendi i Kosovës.
Komisioni poashtu diskutoi edhe për krijimin e grupeve të miqësisë se Kosovës. Anëtaret e Komisionit kërkuan qe me urgjence të krijohen këto grupe. Sipas tyre është e domosdoshme qe të krijohen caktohet deputetët të cilët do të jenë pjesë e grupeve të miqësisë më shtete të ndryshme.
Tre anëtar të Komisionit do të udhëtojnë në një vizitë në Çeki më 28 dhe 29 prill. Këtij komisioni do t’i prijë Ismet Beqiri pjesë e Komisionit do të jetë edhe Blerta Deliu dhe Çerim Bajrami.
Komisioni do të zhvillojë një vizitë edhe në shtetin shqiptar. Në kuadër të kësaj Komisioni do të zhvilloj takime me Qeverinë dhe parlamentin, por edhe partitë politike./Gazeta Tribuna/