Kuvendi i Kosovës arenë diskutimesh, pa produktivitet, harrohen temat në interes të qytetarëve (Video)

Temat që po trajtohen në shumicën e seancave në Kuvendin e Kosovës nuk po ndikojnë në përmirësimin e jetesës së qytetarëve.

Kuvendi është kthyer në një arenë diskutimesh të vazhdueshme mes partive politike dhe individëve, por pa rezulatete konkrete.

E kjo po pohet edhe nga shoqëria civile në vend dhe njohës të çështjeve politike.

Rasim Aliaj hulumtues në D4D tha për Tribuna Channel se është fatkeqësi që Kuvendi nuk po merret as me temat e mëdha, e as me temat që prekin direkt jetën e qytetarëve.

Shemsi Jashari, njohësi i çështjeve politike në vend, theskon se ka një sabotim të deputetëve karshi punës së Kuvendit.

Jashari thekson se drejtuesit e partive politike duhet të bëjnë më shumë presion deputetëve për rritje të performancës.

Ndërsa politologu Arbnor Sadiku thotë se detyra kryesore e deputetëve është që përmes kontrollit parlamentar të korrektojnë veprimet e qeverisë.

Thotë se deputetët janë aty për të përfaqësuar interesat e popullit dhe jo të një grupacioni të caktuar politik.

Çështja e demarkacionit ishte 3 vjet top temë në parlamentin e Kosovës, duke lënë anash problemet e përditshme me të cilat përballen qytetarët e Kosovës.

Për më shumë ndiqeni kronikën në vazhdim: