Kush deshi ta bëjë ‘shkrum e hi’ Shtëpinë e Kulturës?

Raportohet se një zjarr ka kapluar Shtëpinë e Kulturës në Fushë Kosovë, që dyshohet të jetë shkaktuar nga dy persona të dyshuar.

Policia ka bërë të ditur se si pasojë e zjarrit janë djegur disa karrige në katin e dytë.

“Zjarri është lokalizuar nga një dëshmitar i rastit. Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve të vogla materiale”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Lidhur me rastin dy të dyshuarit të mitur janë intervistuar, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Gazeta Tribuna/