Kusari konfirmon: Ilir Deda është larguar nga Alternativa

Ilir Deda zyrtarisht është larguar nga Alternativa pasi që kjo e fundit është gati të lidhë koalicion me lëvizjen Vetëvendosje.

Konfimimin për largimin e Dedës nga Alternativa e ka konfirmuar në “Imazh” të RTK-së, Mimoza Kusari-Lila, që është bashkëthemeluese e këtij subjekti politik me Dedën.

Ajo ka thënë se Deda i ka njoftuar me shkrim për dorëheqjen me arsyetimin se ai nuk pranon të jetë sërish pjesë e LVV-së, dhe për këtë shkak i ka ndarë rrugët partiake e politike.

Kusari-Lila ka konfirmuar se janë duke e draftuar marrëveshjen për koalicion me LVV-në dhe sipas saj formalizimi pritet të ndodhë shumë shpejt.

Sipas saj, LVV është pretendentja kryesore për të qensë fituese në zgjedhje dhe subjekti që do të mund ta bënte ndryshimin në politikën e Kosovës.

Ajo ka shprehur dëshpërimin e saj me koalicion AAK –PSD, duke thënë se ata nuk janë boshti i fitores, por boshti i përfitimeve