Kurti takon Nenad Rashiqin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar gjatë ditës së sotme me politikan serb nga Kosova Nenad Rashiq.

Kurti përmes rrjetit social facebook ka bërë të ditur se bashkërisht kanë diskutuar për situatën politike në vend dhe për nevojën e dialogut nga poshtë me serbët për integrimin e tyre në Kosovë.

“Me politikanin e njohur serb nga Kosova, Nenad Rashiq, sot diskutuam për situatën politike dhe gjendjen socio-ekonomike në Kosovë, për nevojën e dialogut nga poshtë me serbët për integrim të qëndrueshëm shoqëror dhe institucional të tyre në Kosovë, si dhe kundër pazareve të rrezikshme të krerëve autokratë shtetërorë që po bëhen në kurriz të popujve dhe demokracisë, të paqes e të ardhmërisë”, thuhej në postimin e Kurtit.