Kurti nga Berlini: Unë kryeministër, Vjosa Osmani kryeparlamentare

Në një tubim elektoral me mërgatën në Berlin, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se partia e tij do t’i fitojë zgjedhjet, e si rezultat i kësaj, ai do të bëhet kryeministër ndërkaq Vjosa Osmani e LDK’së do të bëhet kryeparlamebntare

I pyetur se a është i mundur një koalicionin me LDK’në dhe a pranon edhe ndonjë post tjetër përveç kryeministrit, Kurti ka thënë se partia e tij do t’i fitojë zgjedhjet.

Me 6 tetor ne fitojmë dhe përveç se unë bëhem kryeministër, Vjosa Osmani bëhet kryeparlamentare”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq Kurti ka thënë se si kryeministër i vendit nuk do të donte të kishte një opozitë si dikur Vetëvendosja, pasi sipas tij kjo nuk do të jetë e nevojshme.

“Unë do të jem kryeministër i një Qeverie të mirë, progresive, e cila do ta bëjë të panevojshme një opozitë si puna ne Vetëvendosjes në legjislaturat 4, 5 dhe 6. Po është e vërtetë se si Kryeministër i Kosovës s’do të doja ta shihja një opozitë si Vetëvendosja dikur”, ka thënë Kurti.

https://www.dw.com/sq/intervist%C3%AB-me-albin-kurtin-himni-i-shqip%C3%ABris%C3%AB-bashkon-t%C3%AB-gjith%C3%AB-shqiptar%C3%ABt/av-50403712?fbclid=IwAR3xHJayPpYEI9_8ICXm94CVCr8VyU6xUfI_s34pQeZScFG7A68398VY9bg