Kurti e bën bilancin e punës së qeverisë: Nuk na i latë 100 ditë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në seancën ku do të votohet mocioni i mosbesimit.

I pari i Qeverisë e ka nisur fjalimin e tij duke thënë se është krenar për kabinetin qeveritar, teksa ka përmendur edhe vendimet që kanë marrë që prej kur e kanë nisur punën.

“Jo vetëm që nuk i patëm 100 ditë për ta dëshmuar vetën, sot mund të them që jam krenar me këtë kabinet dhe me të arriturat e tij, qysh në fillim i përgjysmuan pagat e kabinetit qeveritar, po jo edhe pagat e sistemit të drejtësië, dëshiruam të tregojmë se cka konsiderojmë vlerë, i shkarkuam 7 koordinatorët e panevojshëm nacional, u aprovua mbështetja financiare pas stuhisë në Komunën e Pejës dhe të Istogut, u shkarkua bordi i Telekomit, u shfuqizua vendimi për pagat e ishministrave dhe ish zëvendësministrave pasi që e përfundojnë mandatin.

Ndarja e mjeteve financiare në shumë prej 200 mijë euro për dëmet nga tërmeti si shtesë për shumë ndihma, u shkarkua bordi i Infrakosit, u shfuqizua vendimi ku ju bëheshin favore këshilltarëve. Kemi ndarë një shumë prej 10 milionë euro për luftimin e virusit korona. Vettingu që përbëhet nga 10 profesionistë, e ministrat tanë kanë bërë një punë të madhe dhe të palodhur. Shfuqizimi I vendimeve për emërimin e 14 konsujve të kotë. Aprovimi i buxhetit të Kosovës”, ka thënë Kurti, teksa ka përmendur edhe masat që kanë marrë për të paranadaluar përhapjen e infeksionit koronavirus.

Ai ka përmendur edhe heqjen e tarifës deri me 1 prill, derisa ka thënë se pastaj do të vazhdohet me reciprocitet.