Kur Agim Bahtiri i falënderohej Thaçit e Veselit për lirinë e Kosovës

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri gjatë ditës së sotme pritet të zyrtarizojë aderimin në Vetëvendosje.

Bahtiri i cili njihet për gjuhën e tij të drejtpërdrejtë dhe ndërrim të shpeshtë qëndrimesh, jo rrallë herë kishte drejtuar akuza në drejtim të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Në fokus të kritikave të tij shpeshherë kishte qenë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Mirëpo, në një video që së fundmi është rishpërndarë në rrjetet sociale, Bahtiri shihet duke thurur lavde për Thaçin e Veselin, shkruan Reporteri.net.

Në një ndejë ku mes tjerash shihet presidenti Thaçi dhe zyrtarë të shumtë të PDK-së, Bahtiri u drejtohet Thaçit e Veselit duke i falënderuar për ftesën. Ndër të tjera ai i falënderon ata, për siç thotë faktin se i kanë dalë zot gjithmonë atdheut kur është dashur.

Bahtiri falënderon Thaçin e Veselin edhe për faktin që sot ndodhet i lirë, e si rrjedhojë edhe në pozitën e kryetarit të Mitrovicës së Jugut. /Reporteri.net

https://video.gjirafa.com/49518961-316839519171552-3838300650530144256-n-mp4