Kryeziu: E pamundur që kosovarët të lëvizin lirshëm këtë vit (VIDEO)

“Është i pamundur që kosovarët të lëvizin lirshëm në zonat schengen. Kështu ka thënë Taulant Kryeziu, njohës i integrimit evropian.

Ai ka përmendur tri arsye se përse kosovarët e kanë të pamundur që viti 2018 të jetë vit i liberalizimit të vizave.

“E para, sistemi jonë i drejtësisë nuk ka treguar përkushtim në rastet e trajtimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Çështja e migrimit dhe së treti, këshilli ka kërkuar një raport nga komisioni, se a po përmbushen kriteret për liberalizim të vizave”, ka thënë Kryeziu.