Kryetari i nëndegës së PDK-së në Rahovec i bashkohët Nismes

Kryetari i nëndegës së PDK-së në Ratkoc të Rahovecit, Haxhi Hoti, i është bashkuar Nismes Socialdemokrate të Fatmir Limajt. Hoti është magjistër i Diplomacisë dhe njeri ndër biznesmenët më të suksesshem të Anadrinisë.

Haxhi Hoti ishte 15 vite si aktivist i PDK-së, 6 vite ishte kryetar i nëndegës së PDK-së në Ratkoc. Ai thotë se “në PDK ka vetëm klane që punojnë vetëm për interesa përsonale”.

“Dega e PDK-së në Rahovec është e kapur nga njerëzit e një klani që nuk i japin rëndësi rinisë dhe vlerave shtetformuse. Njerëzit e suksesshem në PDK eleminohet nga gara demokratike zgjedhore”, ka thënë Hoti.