Krijimi i zonës ekonomike në veri vendos kontroll në pjesën ku sot lulëzon krimi

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës Behgjet Pacolli ka akuzuar sot mediat serbe se qëllimshëm po devijojnë deklaratat e tij lidhur me idenë e themelimit të zonës ekonomike në pjesën veriore.

Në një status në Facebook, Pacolli sqaron se ideja e tij nënkupton themelimin e zonës së lirë ekonomike që përfshin proporcionalisht territor nga Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë.

“Natyrisht në këtë mënyrë vendoset kontroll në pjesën ku sot lulëzojnë bandat dhe krimi. Ekonomikisht vetëm kështu mund të ketë stabilitet dhe zhvillim ekonomik”, shkruan ai.