KQZ mblidhet pas vendimit të PZAP-it për votat nga Serbia dhe rinumërimin

Pas vendimit të PZAP-së për votat e ardhura nga Serbia si dhe rinumërimin në gati 1 mijë e 500 vendvotime, nga KQZ kanë njoftuar për mbledhjen që do ta mbahet sot.

Mbledhja e sotme do të ketë në rend dite tri pika, ndërkaaq si e para do të flasë kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka, shkruan lajmi.net.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

Hyrje – znj. Valdete Daka, kryesuese e mbledhjes së KQZ-së;

Njoftim lidhur me vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe rrjedhën e procesit zgjedhor;

Raport nga Këshilli për Çështje Ligjore:

Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit Komunal në Pejë dhe Klinë.